SHPËRNDAJE

“Marrëveshja mes Shkupit dhe Athinës tregon se negociatat e vazhdueshme dhe diplomacia sjellin rezultate”, thotë kancelari i Austrisë, Sebastian Kurtz në intervistë për gazetën greke “Kathimerini” dhe e potencon edhe përkrahjen austriake për perspektivën evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor.

Ai thekson se për Austrinë rajoni i Ballkanit Perëndimor është prioritet bazë në politikën e jashtme, përcjell presheva.com

Kancelari austriak për “Kathimerini”, tha se duhet menjëherë të ndërpriten negociatat mes BE-së dhe Turqisë, pasi sipas tij, Turqia viteve të fundit distancohet nga Evropa dhe nga vlerat evropiane.