SHPËRNDAJE

Deputetja e “Alternativa” në Kosovë, Mimoza Kusari Lila në një lidhje për “Tempora” nga Sonila Meço, u shpreh se klasa politike në Shqipëri dhe Kosovë nuk është në kohezion për çështjen e ndryshimit të kufirit.

Kusari: Qëndrimi i Tiranës me dualizëm është reflektuar edhe në Kosovë, pra jo tërësisht i sqaruar me institucionet relevante. Zt.Bushati ka qenë shumë i qartë në Prishtinë me qëndrimin e tij se Shqipëria është kundër ndarjes së kufirit dhe ka shumë të qarta mesazhet nga aleatët tanë veçanërisht Gjermania. Kjo reflekton tek ne një keqardhje që nuk mund të kemi kohezion për një temë që është jetike për të ardhmen e Kosovës. Efekti i lëvizjes së kufirit në Kosovë do të ketë ndikim edhe në rajon. Do të prekë Shqipërinë, Maqedoninë dhe vendet e tjera. Atë çfarë po dëgjoj në Shqipëri me atë që ndodh me krerët e shtetit në Shqipëri, ndodh edhe në Kosovë.