SHPËRNDAJE

Sot në Vicente Calderon pritet një spektakël, ndërsa i tërë publiku kthen sytë tek dy njerëz Cristiano  Ronaldo dhe Diego Costa.

Ekipi i Ancelotti mbeti lider i spanjës pas humbjeve katasotrofike të Barcelonës dhe Altetico Madridit, dhe tani është tre pikë larg.

Real Madridi mposhti në dy ndeshje Atletico Madridin në kupën e mbretit, dy herë me rezultat 2:0, mirëpo ka pësuar humbje në pjesën e parë të sezonit në Santiago Bernabeu.

Reali është në formë më të mirë, merengesët nuk dinë për humbje në 28 ndeshjet e fundit në të gjitha garimet. Humbjen e fundit e kanë përjetuar nga Barcelona me 26 tetor në Camp Nou, kur Barcelona fitoi ndeshjen me rezultat 2:1.

Ekipi i Diego Simeones ka filluar të bie pas 23 ndeshjeve pa humbje, ku ka pësuar 4 humbje në 7 ndeshjet e fundit, ku gjithçka ka filluar me humbjen në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Vicente Calderon nga Reali.

Mediet spanjolle në plan të parë vendosin dy lojtarë të dy ekipeve, që janë golshenuesit më të mirë në Primera, Cristiano Ronaldo dhe Diego Costa.

Ronaldo ka shenuar 22 gola ndërsa Costa ka 21 gola.