SHPËRNDAJE

Që nga fillimi i vitit komuna e Bujanocit nuk ka mekanizëm për të rregulluar largimin e qenve endacak nga rrugët e qytetit.

Për këtë problem i cili drejtpërdrejt rrezikon Bujanocasit dhe që është çdo ditë më i madh, qeverisja lokale dhe qendra veterinarisë akuzojnë njëra tjetrën.

“Stacioni i veterinarisë në Bujanoc me komunën e Bujanocit ka pasë marrëveshje për menaxhimin e qenve endacak që nga viti 2010. Në fund të vitit 2016 qeverisja lokale, një anshëm dhe pa spjegime ka prish marrëveshjen e cila ka qenë në kohë të pacaktuar. Kjo është bërë nga Stojança Arsiqi” ka thënë për jugpress drejtori i stacionit të veterinarisë në Bujanoc Miodrag Milkoviq, transmeton presheva.com.

Nga ana tjetër, zëvendës kryetari i komunës Stojança Arsiq hedh poshtë akuzat dhe thejson se kjo apsolutisht është bërë në përputhje me ligjin dhe për këtë arsye dy herë gjatë këtij viti janë shpallë edhe tenderë në të cilën qendra e veterinarisë e cila deri atherë është marrë me këtë problematikë, nuk është paraqit fare me ofertën e saj.

“Në tenderin e parë nuk ka pasë asnjë ofertë, në të dytin është paraqitur një kompani private, oferta e të cilës ka qenë e papranueshme për shkak të çmimit të lartë. Për çfarë arsye qendra e veterinarisë nuk është paraqitur me asnjë ofertë? Ndoshta për shkak se është dashur ti plotsojnë disa kushte, ne kemi kërkuar që vetqeverisja lokale të ketë qasje direkte se çfarë po punohet? Ne kemi kërkuar që jatë aksioneve të jetë i pranishëm njëri nga komuna i cili do të evidentoj numrin e sakt të qenëve të mbledhur, ndoshta kjo llojë e kontrollit nuk i ka pëlqyer” ka thënë Arsiq.

“Akuzojnë komunën se po paguan çmime të mëdha për të sanuar dëmin që i bëhet qytetarëve, të cilët për fat të keq i kanë kafshuar qentë, por ja disa të dhëna, për 6 muajt e parë të vitit të kaluar, qendrës së veterinarisë iu është paguar 1 milionë dinarë për kujdesje dhe zvoglim të qenve endacak ndërsa qyeterëve iu është paguar 611.000 dinarë për dëmshpërblim nga kafshimi i qenve, ndërsa këtë vit, qendra e veterinarisë nuk i mbledh qent dërsa dëmi qytetarëve ndaj qytetarëve është 440.000 dinarë” ka thënë zëvendës kryetari i komunës.

“Kujdesja ndaj qenve endacak është një punë afatgjate, për këtë arsye edhe kemi pasë kontratë pa afatë të caktuar, për të cilin them, nuk është dashur të prishet. Tani, për shkak të joseriozitetit të drejtuesve të komunës, ka ndodhë një vakum për kujdesjen ndaj qenve çka është shumë vështirë të riparohet. Për shkak të këtyre arsyeve, qendra e veterinarisë në Bujanoc nuk është më e interesuar që të bashkpunoj me vetqeverisjen lokale rreth kësaj çështj” ka thënë drejtori i qendrës së veterinarisë./presheva.com/