SHPËRNDAJE
Aleksandar Vučić i Goran Rakić na proslavi slave SNS Sveta Petka

Me qeverinë e re të Kosovës të Avdullah Hotit, zv.kryeministri i ri do të jetë një serb. Bëhet fjalë për kryetarin e Listës Srpska, Goran Rakiç.

Ai do të ketë jo një por dy pozicione në këtë qeveri, do të jetë zëvendëskryeministër por dhe ministër i Pushtetit Lokal.

Kush është Goran Rakiç

Rakiç është me profesion është ekonomist, ai ka lindur në 1971 në Mitrovicë. Ai është i martuar dhe është babai i dy fëmijëve.

Goran Rakiç ka mbajtur detyra të rëndësishme edhe më parë, e më e fundit është kryetar i Mitrovicës së Veriut. Për shkak se mbante këtë rol para se dje të emërohej zv.kryeministër, Mitrovica e Veriut do të shkojë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Ligjet e Republikës kërkojnë që në momentin që një kryetar komune pranon pozitën e ministrit, ai duhet të japë dorëheqje nga pozita e mëparshme. Si rezultat Mitrovica e Veriut brenda 45 ditësh duhet të mbajë zgjedhjet e reja për kryetarin e ri.

Rakiç ka kryer funksionin e kryetarit të komunës së komunës së Mitrovicës së Veriut që nga viti 2014. Ai e fitoi mandatin e tij të dytë katërvjeçar në vitin 2017 duke fituar zgjedhjet lokale. Që nga viti 2017, ai ka qenë dhe kryetar i Listës Serbe.

Mirëpo emërimi i tij si zv.kryeministri i ri nuk është pritur mirë nga të gjitha palët. Partia Zgjidhje ka reaguar ashpër, duke thënë se Rakiç nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe akuzohet si nxitës i trazirave dhe si i përfshirë në korrupsion.

“Rakiç nuk e njeh shtetin e pavarur të Kosovës dhe e cilëson si Beogradi, Kosova dhe Metohia. Është akuzuar si nxitës i trazirave të marsit 2014 në veriun e Mitrovicës dhe për përfshirje në korrupsion. Sot Kosova do të ketë jo vetëm një qeveri me partitë humbëse të zgjedhjeve të tetorit 2019, që nuk njeh vullnetin e shumicës së zgjedhësve, por edhe e varur nga Beogradi. Lista Serbe do të ketë edhe poste të tjera në agjenci dhe ministri, që kanë lidhje me sigurinë publike të Kosovës”, thuhet mes të tjerash në denoncimin e Partisë Zgjidhja.

Ndërkohë vetëm pak ditë më parë, qendra për gazetari hulumtuese në Serbi e njohur ndryshe si CINS, akuzoi Goran Rakiçin se ai ka prona dhe të ardhura të cilat nuk i ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit në Beograd.

Po ashtu kjo Agjenci thoshte se është duke verifikuar nëse Rakiç dhe pesë funksionarë në Kosovë kanë shkelur ligjin, ku nëse vërtetohet një gjë e tillë, ata edhe mund të sanksionohen.

Sipas Ligjit për Agjencinë Kundër Korrupsionit, të gjithë zyrtarët janë të detyruar të paraqesin një raport mbi pasurinë dhe të ardhurat kur ata marrin një detyrë, e nëse ka ndonjë ndryshim të pasurisë, apo raporte të jashtëzakonshme nëse ka të ardhura që tejkalojnë pagën mesatare vjetore.

Po ashtu pak ditë më parë, kryetari i Partisë Republikane të Kosovës, Faton Kurti u shpreh u alarmuar pas lajmeve se Goran Rakiçi mund të bëhej zv.kryeministri i ri.

Ai e quajti atë satelit të Alekandër Vuçiçit dhe shtoi se po i fut duart thellë në informacionet sekrete të Kosovës.

Ai ka kritikuar ashpër koalicionin e ri dhe u bëri thirrje deputetëve të mos e votonin qeverinë e re të formuar edhe nga Lista Serbe.

Lista serbe ka 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës, të cilët i dhanë votat LDK-së që të miratonte qeverinë. Qeveria e re e koalicionit LDK-AAK-Nisma-minoritetet u votua dje me 61 vota pro, 24 kundër dhe 1 abstenim.