SHPËRNDAJE

Dhjetë vjet më parë kur presidenti dhe kryeministri i Kosovës po bënin një paraqitje me peshë të madhe për shtetin e Kosovës në Washington, vëmendjen e shumëkujt e mori një vajzë e re.

Vjosa Osmani që në këtë ngjarje po e bënte përkthyesen, teksa ishte shefe e kabinetit të kryetarit Fatmir Sejdiu, bëri një ndërhyrje në prezantim. Ajo korrigjoi kryeministrin Hashim Thaçi derisa ky e ngatërroi nikoqiren sekretaren Hillary Clinton me paraardhësen Madeleine Albright.

Ndryshe Vjosa Osmani sot nga LDK u nominua për Kryeministre, ndërsa ky vendim erdhi pas mbledhjes së dytë të mbajtur.

Por rasti kur ajo korrigjoi Hashim Thaçin gjatë përkthimit nuk do të mbetej i pari dhe i vetmi që Osmani do të korrigjonte Thaçin.

Gruaja që për tri mandate ishte deputete e LDK-së u personifikua si personalitete e ashpër e udhëheqësit të PDK-së.

Ajo ishte ndër të rrallët nga LDK që e kundërshtoi Thaçin për kryetari shteti, edhe pse kishte një marrëveshje ndërmjet LDK-së dhe PDK-së, gjë e cila edhe ndikoi në raportet në mes të saj dhe të kryetarit Isa Mustafa.

Këto dhe detaje tjera rreth kandidates së LDK-së për kryeministre, të lindur në Mitrovicë, mund t’i mësoni në videon më poshtë.