SHPËRNDAJE

10 Kuriozitete Mbi Jetën E Saj Para Karrierës.

Muzika e saj është e pasur nga kultura popullore amerikane, sidomos të viteve ’70. Lana Del Rey ka ditur të ndërtojë një sukses falë vokalit të mrekullueshëm.

Në këngët e saj trajton argumente të ndërlikuara të cilat i ndërthur me vegla muzikore si harpa apo timpanë. Le të gërmojmë në jetën e saj për fakte, që ndoshta nuk i dini, duke filluar nga albumi i parë “Born to die”deri tek i fundit “Lust for life”.

1. Lana Del Rey, biografia : Emri i saj i vërtetë është Elizabeth Woolridge Grant dhe ka lindur më: 21 qershor 1985, në New York.

2.Lana Del Rey dhe alkooli: Gjatë adoleshencës Lana ka patur probleme të mëdha me alkoolin. Fatmirësisht arriti ta kapërcejë falë një procesi rehabilitimi në Connecticut

3. Para Lana Del Rey ishte May: Lizzy Grant përpara se të vendoste përfundimisht për emrin e skenës, në fillim ka provuar pseudonimin May Jailer.

4. Një emër që të kujton detin: Gjatë një interviste ajo ka deklaruar që emri i saj i artit lindi nga shoqëria e vazhdueshme e miqve kubanezë, në Miami, të cilit flisnin gjithë kohës spanjisht.

5. Lana del Rey dhe Axl Rose: Në vitin 2012 thuhej se ka qenë e lidhur me liderin të grupit të“Guns ‘N’ Roses”, Axl Rose-n.

6. Video në kornizë të shkëlqyera: Videoklipi muzikor i “Born to Die”, është filmuar në pallatin e “Fontainebleau-t”, në Francë.

7.Lana Del Rey dhe futbolli: një fakt befasues është se ajo e pëqen shumë futbollin, veçanërisht skuadrën e Liverpool FC.

8. Frymëzim nga letersia: Lana Del Rey ka patur një ndikim të madh nga letërsia, mbi kompozimin e këngëve të saj.

9. Lana Del Rey e pasur që në lindje: Babai i saj, Rob Grant, është një sipërmarrës i suksesshëm në disa faqe interneti i cili ka arritur të grumbullojë pasuri të konsiderueshme.

10. Lana Del Rey dhe tatuazhet: Ajo i ka të dyja duart me tatuazhe. Në të majtën lexohet: “Parajsë”, dhe në të djathtën “Mos i beso askujt”.