SHPËRNDAJE

Kush janë: Besimtarë  –  Musliman –   Pabesimtarë   dhe   Hipokrit
(Mu’ëmin –  muslim – kafir   dhe   munafik)

Sipas konstatimit të Kur’anit, njerëzit në aspektin e besimit para Zotit janë të ndryshëm, dhe ndahen në katër grupe: Dhe të gjithë njerëzit e botës bëjnë pjesë në njërin prej këtyre katër grupeve
I pari : E ka besimin e plotë tek Zoti, por veprat e tija të mira janë më pak se 50 për qind.
I dyti : E ka besimin e plotë tek Zoti dhe veprat e tija të mira janë më tepër se 50 për qind.
I treti : E mohon Zotin, ose besimi i tij është i papranueshëm te Zoti.
I katërti: Hipokriti apo munafiku ( dyftyrëshi ). Ai i cili e publikon besimin por e fsheh pabesimin, pra nuk është besimtarë.

1-   Mu’ëmin – Besimtarë;  është fetarë i pranuar te Zoti, i cili beson në Allahun e lartëmadhëruar, melekt e Tij, librat e Tij, pejgamberët e Tij, ditën e gjykimit dhe kadanë dhe kaderin e Zotit. Por i mungojnë punët.
Ky person do të dënohet për mëkatet e tij, e pastaj do të hyjë në xhenet.
Imani është çështje që ka të bëjë mes njeriut dhe Zotit.
Me fjalën Iman nënkuptojmë edhe emanetin të cilin Allahu sipas një konstatimi Kuranor ia ka besuar njeriut, të cilin njeriu e ka pranuar. Allahu në Kur’an thotë:
= Ne u ofruam emanetin ( obligimet ) qiejve, tokës dhe maleve, e ata nuk deshën ta marrin përsipër atë dhe u frikësuan prej tij, ndërsa njeriu atë e mori mbi vete; ai i bëri padrejtë vetes, dhe ishte i padijshëm =. 
( Kur’an:  33 – 72 ).
   Imani është siguri; Me anë të imanit, besimtari është i sigurtë në shum çështje: është i sigurtë se Allahu e mbron atë dhe e udhëzon, është i sigurtë se me të qëndron ndihma e Allahut e pakufishme. Për dallim nga jobesimtari i cili nuk është i sigurtë, është pa mbrojtje dhe pa shpëtim.
Allahu në Kur’an thotë:
 = A është më i mirë ai që ndërtesën e vet e themeloi në devotshmëri dhe në kënaqësi të Allahut, apo ai që ndërtesën e vet e themeloi buzë bregut të shembur e bashkë me të bie në zjarrin e xhehenemit? Allahu nuk i udhëzon njerëzit zullumqarë =    ( Kur’an:  9 – 109 ).
   Imanin e përcjell ‘shukri ‘falënderimi ndaj Allahut të lartëmadhëruar, të vërtetuarit se shpallja e Zotit është e vërtetë, dhe të dorëzuarit e plotë ndaj Allahut të lartëmadhëruar.

2-   Kurse;  Muslim – Musliman; është ai që beson në Zotin besim të plotë dhe tërë atë e praktikon në jetë. Çdo njeri që është besimtarë nuk është edhe musliman, kurse çdo musliman është edhe besimtarë. Kështu që të besuarit ‘ imani ‘ të shpien që të jesh në islam, dhe ti përmbushë obligimet të cilat feja i kërkon prej njeriut.
Muslimani është fetarë i cili jeton në përputhshmëri me fenë e tij, dhe ky shpëton pa u dënuar te Zoti.
Imani dhe islami kanë lidhje të ngushtë mes veti. I pari ka të bëjë me çështje të besimit, kurse i dyti me praktikën e mësimeve të kësaj feje.

3-   Kafir, mohues – jobesimtarë; është ai i cili e mohon Zotin, ose besimin e drejtë në Zotin, ose mohon diçka prej kushteve dhe farzeve të imanit dhe islamit. Si psh: mohon zekatin, ose besimin në ditën e gjykimit ose ndonjë urdhër obligativ nga Kur’ani. Psh. mohon ndalimin e alkoolit, kamatës, obligimin e namazit etj.
Fjala Kufr në gjuhën arabe nënkupton mbulesën e të vërtetës, kështu që njeriu që nuk beson në kushtet e imanit dhe islamit, ka mbuluar dhe fshehur të vërtetën.
Kafir gjithashtu është ai që nuk beson në njëshmërinë e Zotit, nuk beson në pejgamberin, dhe në legjislativin islam.
4-   Një lloj tjetër i njerëzve qëndron në mes të besimtarit dhe jobesimtarit, ku bashkë me jobesimtarët përfundon në shtresat më të poshtme të xhehenemit. E këta janë: Munafikët ose hipokritët ( dyftyrëshat ).
Munafiku është: Ai i cili e publikon imanin, por nuk është musliman, në zemrën e tij e fsheh kufrin.
Kur’ani qysh herët në mënyrë psikologjike ka analizauar këta njerëz, të cilët janë një rrezik i madh që kërcënojnë në mënyrë të vazhdueshme bashkësinë muslimane.
Allahu për këta në Kur’an thotë:
 = Ka disa njerëz që thonë: Ne i kemi besuar Allahut dhe ditës së fundit ( ahiretit ), po në realitet ata nuk janë besimtarë. – Ata përpiqen ta mashtrojnë Allahun dhe ata që besuan, po në të vërtetë ata nuk mashtrojnë tjetër, pos vetvetes, por ata nuk e hetojnë. – Në zemrat e tyre kanë sëmurje, e Allahu u shton sëmundje edhe më shumë, e për shkak se ata përgënjeshtruan, pësojnë dënim të dhembshëm =  ( Kur’an:  2: 8 – 10 ).
     Hipokritë janë edhe ata musliman të cilët kur flasin nuk veprojnë sipas asaj që flasin,  por përdorin demagogjinë në jetën e tyre në raport me të tjerët, dhe më tepër janë njerëz të formaliteteve.  
Lloj i hipokrizisë është edhe kur besimtari veprat e tij i bën me nijet të caktuar dhe jo për Allahun, qofshin adhurime direkte apo veprime të kësaj bote, me të cilat synojmë shpërblimin e Zotit.
Kjo është një fushë e madhe që kërkon temë të veçantë, për të cilën do të shkruajmë inshaallah.

Shkruan: Mr.  Ragmi  Destani

SHPËRNDAJE
Artikulli mëparshëmSkuteri Aprilia Sr 50 Water
Artikulli i rradhësGalaxy Note 2