SHPËRNDAJE

Jose Luis San Martin, ish trajner i Real Madridit për kondicion, i cili gjatë karierës së tij ka punuar me lojtar të mëdhenjë në klubin e Realit thotë se disa lojtar madrilen kanë qenë me të vërtetë si kiborga.

“Galaktikosët kanë qenë me të vërtetë disi të veçantë. Duke shikuar këtë ekip të gjithë janë kënaqur me lojën e tyre, kanë fituar gjithçka, konsideroheshin se ekipi më i mirë për momentin, ndërsa edhe nga aspekti fizik ata kanë qenë të fortë”.

“Psh, kam matur kohën e Roberto Carlos në 100 metra, ka mundur të vrapoj nën 11 sekonda, po të kishte ushtruar startin dhe teknikën atletike të vrapimit, me siguri se ai pa problem do të kishte hyrë në gjysmë finalen e ndonjë kampionati botërorë”.

“Zinadin dhe Beckham, njerëzit gjithmonë i kanë shikuar si mjeshtër të mëdhenj të futbollit, teknik, por edhe fizikisht të fortë, njerëzit janë refuzuar mbrapsht kur kanë tentuar tia marrin topin”.

Ish trajneri i Realit ka folë edhe për lojtarët e tanishëm.

“Real Madridi edhe sot ka kiborg në ekipin e saj. Katakteristikat e të gjithë lojtarëve janë impresive, por dallohen tre lojtarë: Cristiano Ronaldo, Gareth Bale dhe Karim Benzema”

“Secili nga këta tre në trup ka kombinim të frikshëm të shpejtësisë dhe forcës”.

“Ronaldo është njëri ndër punëtorët më të mëdhenj edhe në historinë e futbollit, dhe është dëshmia e vërtetë se çka do të thotë të punosh konstant. Ai është një talent jashtë serik, por edhe me koh ka arritur në nivelin më të lartë”.

“Shpejtësia e Bale me topin është e pamundur, ndërsa Benzema ka koordinim të madhe dhe shpejtësi  të madhe për tu nisur nga vendi”.

“Ata janë kiborg të vërtetë të futbollit të sotshëm”. ka thënë Martin. /presheva.com/