SHPËRNDAJE

Darko Shariq, që u arrestuar para pak ditësh, nuk ka qenë i pari dhe i vetmi nga Serbia. Siç shkruajnë mediet serbe, Mehmet Ali Karafaka nga Tërrnoci i Madh, komna e Bujanocit, Daut Kadriovski nga Shkupi dhe Dushan Spasojeviq nga Zemuni.

Ata kanë pasur rrjetin më të madh të drogës, nga Turqia, nëpërmjet Kosovës, Serbisë e deri në Gjermani, Spanjë, SHBA dhe Kolumbi, ka thënë kriminologu serb, Dushan Davidoviq, nga Beogradi, transmeton presheva.com.

Karafaka nga Tërrnoci i madh qysh në vitet 70-ta kishte formuar grupën e trafikimut, që atherë merej me tregti ilegale të arit dhe armëve. Në këtë grupë kanë qenë edhe vëllezërit Adna dhe Fatmir Osmani, Latif Mehmeti dhe Ismet Arifi, të gjithë nga Tërrnoci i madh.

Me 9 mars, 1981, inspektorët kundër trafikimit të drogës, në Begrad, në veturë të tipit “Renault”, tek kuriri i Mehmet Ali Karafakas kishin gjetur 16 kilogram heroinë me vlerë prej 1.6 milionë marka. Në të njejtën ditë, janë arrestuar 2 dilerë, si dhe Sabedin Sabedini, i cili për këtë punë kishte ardhë nga Stambolli. Më vonë ishte vërtetuar se Sabedini, në të vërtetë ishte Mehmed Ali Karafaka, personalisht.

“Punoj për tre turq që kanë laborator për prodhimin e heroinës në qytetin e Gaziantepit” ksihte thënë Karafaka gjatë arrestimit të policisë.

“Droga është transportuar në Stamboll, e pastaj në Beograd e Milani, ku janë shitur rreth 240 kilogram heroinë. I kam sjellë fitim pronarëve nga 75 milionë dollarë, ndërsa për veti rreth 4 milionë marka gjermane.

Karafaka kishte investuar të hollat në blerjne e shtëpive dhe lokaleve në Turqi. Ishte denuar me 10 vite burg, mirëpo me vendimin e presidentit të SFRJ-së, në pranverën e vitit 1990 u lirua. Ai edhe më tej kishte vazhduar të tregtojë me herionë, ndërsa në vitet e fundit të shekullit të kaluar kishte shitur drogë edhe antarëve të klanit të zemunit.

Ndërkohë, rrjetin e narko bosit e kishte ndërtuar eedhe Daut Kadriovski, ku rrjeti i tij ishte shtirë nga Zvicra e deri në SHBA.

Ai në vitin 1992 ishte bashkuar me klanin shqiptar të vllezërve Lika në New York, ku me tregëti të heroinës kishte fituar rreth 600 milionë dollarë.

Në të gjitha shtetet federale të SHBA-së ishte lëshuar flet arrest për Daut Kadriovski, i lindur në vitin 1948, në fshatin Crni Vrh, afër Shkupit.

I treti që përmendet është antari i klanit të Surçinit, i lindur me 10 korrik 1968 në Medvegjë. Ai ka punuar në Kosovë si roje burgu dhe për këtë arsye e quanin “shqiptar”. /presheva.com/