SHPËRNDAJE

“Nuk dihet se kush rrin e kush punon, kush pin e kush hanë, përderi sa drejtoresha ledhaton të privilegjuarit, të tjerët duhet të zhyten në punë, e sidomos mjekët shqiptarë të cilët nuk i shkojnë për shtati” kështu i ka thënë Presheva.com mjeku i njohur për opinion por edhe për redaksinë, i cili tej mase është i dëshpëruar me ndodhit në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc.

“Është skandaloze se çka është duke ndodhur në këtë institucion shëndetësorë, ka mjekë që tërë ditën rrinë, shëtisin korridoreve dhe në fund të orarit në kompjuter mund të shohësh se kanë kontrolluar 10-15 pacientë, kjo po ndodhë në dy dispanzere ku mjekët shkruajnë më shumë pacientë se sa kanë kontrolluar gjatë orarit të punës, me të vetmin qëllim që ti shtojnë të ardhurat e tyre” është shprehur Mjeku. Sipas tij rastet të tilla kanë ndodhur dhe vazhdojnë të ndodhin në repartin e gjinekologjisë, ku mjekut të nacionalitetit serb pothuajse gjatë tërë orarit të punës nuk i paraqitet asnjë pacientë, ndërsa në fund të orarit ai i ka të regjistruar në kompjuter se i ka kontrolluar deri në 10 pacientë, kjo është një padrejtësi shumë e madhe që po na bëhet, dhe për këtë është në dieni edhe drejtoresha e cila mundohet ti mbulojë këto parregullësi, ëhstë shprehur mjeku shqiptarë për Presheva.com.

Sipas tij raste të ngjashme ka edhe në dispanzerin shkollorë, ku punon edhe vet drejtoresha Lela Jovanoviç, e cila sipas të njetit burim edhe vet i praktikon parregullsit e tilla. “Ka raste kur drejtoresha për përfitime përsonale, vjenë të shtunë dhe të dielën shkruan orë shtesë dhe pacientë në kompjuter, se gjoja i ka kontrolluar me të vetmin qëllim që ti rriten të ardhurat e veta, dhe paga e sajë mund të arrijë deri në 200.000 dinarë” është shprehur mjeku. Pamvarësisht këtyre parregullsive të cilat i ka raportuar në redaksinë tonë mjeku shqiptarë i cili punon në këtë institucion shëndetësorë, e të cilat sipas tij janë prej kohësh, pushteti lokal që në bazë të koalicionit qeverisës është emruar edhe drjetoresha as edhe njëherë nuk ka dhënë ndonjë detaj se në këtë institucion ka parregullsi.

Presheva.com ditëve në vijim do të kontaktojë edhe me Ministrinë e Shëndetësisë për tu informuar më detajisht rreth këtij rasti skandaloz./presheva.com/