SHPËRNDAJE

Është nder për mua që kam fatin të bëjmë ndryshimet e emërtimeve të rrugëve emra që ishin të imponuar për komunitetin tonë, thotë kështu për portalin preshevacom kryetari i komunës, Shqiprim Arifi.

Ndjehem mjaftë i kënaqur që po shqiptarizojmë rrugët tona tani edhe zyrtarisht me dokumente. Në këtë mënyrë dëshmojmë se ne jemi autokton jo vetëm me fjalë por edhe në aspektin institucional thotë Arifi.

Kushdo që do të vizitojë Preshevën do ta ndjejë se ka ardhur në një komunë shqiptare të banuar me shqiptarë dhe që ka rrugë me emra shqip.

Në këtë mënyrë kryetari i komunës, Shiprim Arifi ka deklaruar se po bëhet procesi i edukimit të shoqërisë sonë por edhe të vetë Qeverisë së Serbisë./presheva.com/