SHPËRNDAJE

Në Patrikanën e Pejës, Kuvendi i Kishës Ortodokse Serbe ka mbajtur manifestim fetar ku ka dhënë porosi të qarta nacionaliste dhe kanë shprehur qëndrime të rrepta kundër Kosovës.
I pari i Kishës serbe, patriarku Irinej, duke folur për Kosovën, e ka quajtur atë djep të serbizimit dhe ka shtuar se “kur e pëson populli, e pësojnë vendet e shenjta, e kur e pësojnë vendet e shenjta, e pëson populli”. “Krejt njësoj, sikur në Jerusalem, po ndodh edhe te ne”, citon “novosti” të ketë thënë Irinej.

“Jem i mbledhur këtu, në shenjtoren tonë, aty ku tubohej populli gjatë gjithë historisë dhe shpresoj se edhe tash do t’i kalojmë sprovat e do të mbetemi në Kosovë ku juanë zemra dhe shpirti i gjithë popullit”, ka thënë i pari i Kishës serbe. Ai i ka ftuar serbët e shpërngulur që të kthehen në “vendin e shenjtë të ujitur me gjak”për ta ruajtur atë që ua kanë lënë trashëgimtarët.