SHPËRNDAJE

Sipas dokumentit zyrtarë llogaria e Kuvendit Komunal të Bujanocit për gati 13 ditë rresht është në bllokadë financiare për vlerën e caktuar prej 4.579.440.45 dinarë, rreth 40.000 eurove. Arsyet e kësaj bllokade nuk janë bërë të ditur nga Administrata komunale, ndërkohë që presheva.com jozyrtarisht ka mësuar se shkaku i kësaj bllokade është edhe procesi gjyqësorë i fituar nga ish-drejtori i Agjencionit Turistik, të cilit duhet ti paguhen dëmshpërblimet. Gjithnjë sipas këtyre burimeve vlera që duhet paguar ish-drejtorit është rreth 600.000 dinarë, ndërsa për pjesën tjetër të bllokadës nuk është bërë e ditur.

Po ky dokument paraqet edhe gjendjen e bllokadave financiare në tri vitet e kaluara në të cilat ka qenë komuna e Bujanocit. Që nga 21 nëntori i vitit 2016 pushteti aktual ka qenë në bllokadë financiare gjithsej 63 herë.

Në vitin 2016, 2 herë dhe gjithsej 2 ditë, në vitin 2017, 7 herë dhe gjithsej 9 ditë, në vitin 2018, 16 herë dhe gjithsej 28 ditë, ndërsa vetëm në 6 mujorin e parë të vitit 2019, duke llogaritur edhe bllokadën aktuale llogari e pushtetit lokal ka qenë në bllokadë 9 herë dhe gjithsej 32 ditë, mëse një muaj. Sipas këtyre të dhënave këtë vit nga gjithsej 6 muaj sa kemi kaluar pushteti lokal ka qenë një muaj në bllokadë financiare./presheva.com/