SHPËRNDAJE
Ilir Sinani, Agron Muharremi dhe Lulzim Maliqi, janë tre personat e parë të cilët këtë vit janë dekoruar me Mirënjohje nga i pari i legjislativit të Bujanocit dr.Adnan Salihu. Ndarja e Mirënjohjeve sipas kryetarit të kuvendit komunal është bërë për humanizmin që kanë treguar këta tre persona nga diaspora. Në deklaratën dhënë Presheva.com Salihu është shprehur se, mirënjohjet janë ndarë për kontributin që kanë dhënë në afirmimin e kulturës, sportit dhe arsimit dhe për kontributet humanitare që kanë dhënë këta humanistë. 
Dr.Adnan Salihu kryetarë i KK të Bujanocit
Saihu Mirënjohje POSTMORTUM ka ndarë edhe për ish-kryetarin e kuvendit komunal Jonuz Musliun, për kontributin e tij në çështjen Kombëtare si dhe për bashkëshorten e tij e cila gjithmonë ka sakrifikuar dhe e ka mbështetur në rrugëtimin e tij për çështjen Kombëtare.
Dr.Adnan Salihu kryetarë i KK të Bujanocit
Sipas Salihut ka edhe shum persona të tjerë të cilët kanë kontribuar, ka shumë prej tyre të cilët japin ndihma humanitare, edhe pse jo fizikisht këtu ndihmat e tyre gjithmonë janë të dukshme dhe sipas gjitha gjasave duhet që edhe atyre ti ndajmë Mirënjohje për kontributin e tyre./presheva.com/