SHPËRNDAJE

Kosova ka arritur të plotësojë vetëm 18 përqind të axhendës legjislative.Nga 130 ligje të parapara, janë miratuar vetëm 24 prej tyre.

Maji duket se do të përmbyllet me vetëm 3 seanca të mbajtura, kurse vetë kreu i Kuvendit e deputetë kanë thënë se kjo është legjislatura që ka kaluar më së shumti orë në Kuvend.

Por, pavarësisht kësaj, deputetja e AAK-së Teuta Haxhiu e pranon se shumica seancave kanë përfunduar pa rezultate, duke lënë anash shumë tema me interes për vendin.