SHPËRNDAJE

Kryqi i kuq lokal në Preshevë në qershorë të këtij viti kishte marrë hapat e parë për hapjen e kuzhinës popullore. E tërë kjo erdhi pas aktiviteteve me refugjatët, në fillim të lagjes së trimave , e më pas edhe më ata nga lindja e mesme dhe ky institucion kishte marrë besimin edhe të organizmave tjerë vendorë e ndërkombëtarë.

Sekretari i kryqit të kuq, Ahmet Halimi kishte thënë se kuzhinën popullore do të kenë të drejtë ta shfrytëzojnë rreth 1200 persona, të cilët janë me kushte të vështira ekonomike dhe që janë të evidentuar në Qendrën për Punë Sociale, mirëpo kuzhina popullore do të plotsojë kushtet për ushqim ditor për 400 persona.

Kësaj nisme dritë jeshille sot i ka dhënë edhe këshilli komunal.

Në kuadër të mbledhjes së radhës së Këshillit Komunal në Preshevë nga anëtarët prezent u shqyrtuan dhe miratuan gjitha pikata e parapara për këtë rend të ditës. Aktvendimit mbi formimin e komisionit ankimor, rregullores mbi sistematizimin e vendeve të punës në administratën komunale në Preshevë, shqyrtimi dhe miratimi i vendimit mbi ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të administratës komunale, shqyrtimi dhe miratimi i i projektit për kuzhinën popullore për vitin 2017 , shqyrtimi dhe aprovimi i komisionit për media e kërkesa të qytetarëve sihin pikat e miratuara./presheva.com/