SHPËRNDAJE

Pavarësisht kritikave të shumta, duhet të pranojmë se gjithmonë produktet e Apple-it kanë pasur kërkesa shumë të larta. Kemi parë njerëz që kanë ndenjur për orë apo ditë të tëra në radhë për të marrë një iPhone 6.

Çmenduritë shkojnë deri aty sa një burrë është gati të shesë shtëpinë e tij për të blerë një telefon të tillë inteligjent.

“Kjo është e vërtetë. Klienti im është jashtë shtetit dhe ai më tha se do të jetë i gatshëm për të shkëmbyer pronën për një iPhone 6. Ai do një iPhone 6, por unë mendoj se ai është i gatshëm të negociojë”, tha avokatja e tij.

Fillimisht çmimi i shtëpisë ishte 5000 dollarë, por meqë nuk kishte asnjë blerës, pronari e uli çmimin e saj në 3000 dollarë. As për këtë çmim nuk ishte i interesuar asnjë njeri, prandaj edhe pronari u detyrua ta ofrojë atë në shkëmbim të një iPhone 6.