SHPËRNDAJE

Video e Mihal Kokëdhimës që terrorizoi pushuesit spanjollë duke qëndruar i varur mbi kofanon e një makine, ka bërë tashmë xhiron e botës.

Sigurisht që janë mediat spanjolle ato të cilat i kanë kushtuar më shumë rëndësi. E pikërisht këto media kanë zbuluar edhe kush është familja spanjolle që u terrorizua nga Mihal Kokëdhima.

Bëhet fjalë për biznesmenin Eugenio Galdon 69 vjeç, një ndër njerëzit më të pasur të botës. Ai është themelues i “ONO”, kompani spanjolle telekomunikacioni. Kjo kompani u shit në vitin 2015 për 7.2 miliardë euro. Vite më parë, Eugenio Galdon ka qenë shef kabineti i ish-Kryeministrit spanjoll Adolfo Suarez, si dhe drejtor në grupet mediatike Prisa dhe COPE.

Pronari Mihal Kokëdhima i ndoqi nga pas dhe theu xhamin e furgonit të tyre. Për rreth 5 kilometra, ai qëndroi i varur mbi kofanon e makinës në lëvizje. Pas disa minutash tmerri, Mihal Kokëdhima u arrestua nga policia dhe gjykata e ka lënë në burg.