SHPËRNDAJE

Benitez

Rafael Benitez pritet të ndërrojë paksa skemën e Real Madridit, dhe të sjellë brenda saj idetë e tij personale, në të cilat ka besim tashmë e një kohë të gjatë.
Sipas raportit të bërë nga e përditshmja spanjolle, AS, mësojmë se Rafael Benitez te Reali do të përdorë formacionin 4-2-3-1.
Benitez pritet që Ronaldon ta vendos si një sulmues të pastër, ndërsa Bale pritet të luajë si mesfushor-sulmues.
Toni Kroos dhe Luka Modric do të kenë detyrë më shumë ofanzive, ndërsa në fazën defanzive të mesfushës, Benitez pritet të sjellë ndonjë emër të njohur në skuadër, ndërsa ato që përfliten më shumë janë, Vidal, Pogba dhe Verratti.
Në portë, pritet të jetë David De Gea që do të transferohet te Reali gjatë kësaj vere, pasi kështu spekulohet në mediat spanjolle.