SHPËRNDAJE

Kombetarja

Giani de Biasi tashmë ka vendosur se me cilët lojtarë do të luaj kundër Armenisë.
Përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka bërë të ditur formacioni e Kombëtares që do të luaj sonte ndeshjen vendimtare kundër Armenisë.

Ai në këtë ndeshje ka bërë shumë ndryshime për dallim nga ndeshja me Serbinë, pasi në formacionin bazë do të jenë 5 lojtarë që nuk luajtën me Serbinë, shkruan faqja e Procesit Sportiv në Facebook.

Ajeti do të luaj në vend të Xhimshitit, Kaçe në vend të Memushajt dhe faza sulmuese do të jetë kejt tjetër me Roshin, Gashin dhe Cikalleshin.

Formacioni:

Berisha,
Hysaj, Cana, Ajeti, Lenjani,
Kaçe, Basha, Xhaka,
Roshi, Cikalleshi, Gashi,