SHPËRNDAJE

Dje në mëngjes, pak para orës 8, në Stacionin Hekurudhor të Preshevës është vrarë shtetasi i Norvegjisë, Tesnes Knut Stanojevski (38). Mediet serbe për të thonë se ka qenë pjestar i lëvizjes Vehabiste.

Sipas burimeve policore, Tesnus Knut Stanojesvski ka qenë i martuar me Maqedone, me të cilën ka jetuar në stacionin hekurudhor të Preshevës.

“Kolegun xhandarm, e ka sulmuar ky shtetas i Norvegjisë, dhe sipas dyshimeve të para, ai ka qenë pjestar i lëvizjes Vehabiste. E ka goditur me një tullë në kokë, edhe pastaj ia ka marrë pushkën. Ka gjuajtur me të disa fishekë, mirëpo për fat të mirë, nuk ka mundur ta godasë” thuhet në njoftim të presidentit të sindikatit të policisë së Serbisë Veljko Mijailoviq.

Sulmi ndaj xhandarit ka ndodhë para “shtëpisë së të rinjëve”, ku edhe është vendosur kuzhina të cilën e përdor për ushqim pjestarët e xhandarmerisë. /presheva.com/