SHPËRNDAJE

Një kosovar sot 60 vjeçar, në mars të vitit 1980 kishte ardhur në Zvicër ku kishte punuar si punëtor ndërtimtarie. Nga mesi i viteve `90 ai merr pension të invaliditetit. Dhe së bashku me mjetet e kompensimit për familjen, gruan dhe tre fëmijët, ai ka marrë nga 4450 franga në muaj.
Por në kuadrin e përtëritjes së lejes së përhershme të qëndrimit në zyrën civile në Lachen (kantoni Schwyz) ai ka bërë deklarime kontradiktore në lidhje me vendbanimin e së shoqes. Pastaj Zyra për Migracion e ka shqyrtuar nëse leja e qëndrimit të përhershëm e saj duhej të trajtohej si e anuluar si rezultat i kalimit të tij për të jetuar në Kosovë, transmeton albinfo.ch. Për pasojë, në janar të vitit 2015 Zyra për Migracion ka marrë vendim për dëbimin e tij nga Zvicra.

Ndërkaq kosovari e ka ndjekur më tutje rastin duke bërë ankesë në shkallën më të lartë të gjyqësisë zvicerane, në Gjykatën Federale. Por, në përfundim, gjykata në fjalë i ka dhënë të drejtë zyrës për migracion kështu që personi në fjalë duhet përfundimisht ta lëshojë Zvicrën.