SHPËRNDAJE

Gjatë vitit 2018 janë realizuar një sërë projektesh në infrastrukturën rrugore si asfaltimi i rrugëve lokale në territorin e komunës së Preshevës. Këto projekte janë zbatuar në kuadër të Planit Investiv duke përfshirë çdo vendbanim të komunës së Preshevës, ka thënë kështu në studion e portalit preshevacom, udhëheqësi i drejtoratit për infrastrukturë dhe çështje banesore, Xhelal Hasani.

Për vitin 2019 për pushtetin lokal në Preshevë prioritet do të jenë projektet që kanë të bëjnë me ruajtjen e ambientit. Gjatë vitit që kemi lënë pas është bërë eliminimi i shumë deponive të egra të mbeturinave nëpër vendbanimet e komunës sonë aktivitet që do të vazhdojë edhe gjatë këtij viti kalendarik.Sipas Hasanit vlen të përmendet se gjatë kësaj kohe është bërë edhe kyçja e disa bashkësive lokale në sistemin e grumbullimit të mbeturinave në kuadër të Ndërmarrjes Publike Moravica e cila ka treguar rezultat pozitiv.

Ndërsa realizimi i Transfer stacionit do të jetë kurora e të gjithë kësaj pune e cila njëherit do të zgjidh sistemin e menaxhimit të mbetiurinave ka thënë ndër të tjera udhëheqësi i drejtoratit për infrastrukturë dhe çështje banesore, Xhelal Hasani. Vendosja e kamerave monitoruese tek deponia e qytetit pak muaj më parë ka dhënë efektin pozitiv në parandalimin e hedhjes së mbeturinave dhe dëmtimin e kësaj zone nga faktori njeri./presheva.com/