SHPËRNDAJE

Michael Schumacher ka reaguar pozitivisht në testet e fundit, andaj mjekët planifikojnë që ta zgjojnë atë nga gjendja komatoze.

“L’Equipe” shkruan se kampioni i 7 fishtë i Formula 1 pas një muaji do të zgjohet nga koma, edhe pse drejtori i spitalit Sabin Aem ka refuzuar të komentojë.

Ky është një lajm i mirë për gjendjen e Schumit pas një muaji të kaluara në komë.

Mirëpo, Schumi është një rast i rallë, pasi sipas ekspertëve, në shumicën e rasteve të ngjajshme, pacientët zgjohen pas 2 javëve.

Shumica e neurokirurgëve dyshojnë që Schumacher të jetë njeriu i njejtë sikur para aksidentit.