SHPËRNDAJE

Vlersimet si duket kësaj here kanë qenë të sakta, Reali e kishte kërkuar si kundërshtar Borussia Dortmundin para shortit, duke kërkuar hakmarrjen për eliminimin e vitit të kaluar, por edhe për vet faktin se Borussia është më e dobët se vitin e kaluar.

Arsyja kryesore është largimi i Gotze dhe lëndimet e lojtarëve, Klopp po tenton të arnoj ekipin, për Lewandovskin zëvendësim nuk ka, dhe që tani do të shihet se sa do ta ketë të vështirë ai për sezonin e ardhshëm në Bundesligë.

Kanë pësuar gol shumë lehtë, thjesht i kanë dhuruar gola në pjesën e parë Real Madridit.

“Mund të luajmë edhe shumë më mirë, por kemi reaguar në mënyrë naive tek golat. Ky ekip ka potencial, por këtë nuk e ka treguar” ka thënë Klopp.

Në Madrid po kënaqen me fitoren. Mediet spanjolle kanë lavdëruar lojën e ekipit, duke thënë se një Real i tillë ka shansin të arrij tek “La Decima”, titulli i dhjetë i kampionit të Europës.

Brengat rreth Ronaldos i ka qetësuar trajneri Ancelotti i cili ka thënv se Portugezi nuk ka lëndime dhe është mirë, bëhet fjalë vetëm për lodhje të muskujve dhe nuk ka lëndime. Italiani ka habitur kur në vend të Di Maria i cili ka probleme me sëmundje të barkut, vendosi si titullar Iscon, në vend të Illaramendit që ishte pritur të jetë titullar. Në fund doli si vizionar, mesfushori i talentuar shenoi gol duke luajtue mirë edhe në defanzivë që është pikë e dobët e tij.

Ronaldo ka barazuar rekordin e Messit, që ka shenuar 14 gola për një sezonë në ligën e kampionëve dhe aspak nuk dyshohet se ai do të shenoj prap për të mbetur i vetëm në listë.

Ronaldo ka arritur edhe Di Stefanon me 49 gola të shenuara me fanellën e Realit në Ligën e kampionëve.

Sipas vlersimeve të medieve, Pepe, Carvajal dhe Isco kanë qenë më të mirët çka tregon se Real Madridi nuk është vetëm BBC dhe lojtarët tjerë janë të aftë të mbajnë barrën në ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.

“AS” shkruan se Ronaldo do të pushoj në ndeshjen e ardhshme kundër Real Sociedad për të pushuar tetivën, dhe nëse Reali humb këtë ndeshje, duhet të përshëndetet me titullin në Spanjë.

Tani diçka më reale duket synimi i ligës së kampionëve edhe pse askush nuk mund ta vërtetoj këtë.

“Nëse nuk fitojmë në Anoeti, atherë ky është fundi, mund të përshëndetemi me titullin” ka thënë Ramos.

Ndeshja e kthimit kundër Dortmund nuk mund të jetë vetëm ndeshje formaliteti.

“Kurrë nuk i dihet” ka thënë Isco. /presheva.com/