SHPËRNDAJE

Laboratori në Shtëpinë e shëndetit në Preshevë është pajisur me aparaturë të re për analiza biokimike të teknologjisë së fundit gjermane 2019. Këtë lajm e ka konfirmuar sot për preshevacom drejtori i shtëpisë së shëndetit, Driton Salihu.

Sipas drejtorit Salihu pajisjet laboratorike janë me kapacitet, kualitet dhe shpejtësi shumë më të mirë duke zëvendësuar tani e tutje aparturën e vjetër që ka poseduar Laboratori për analiza biokimike.

Zëvendësimi i pajisjeve të reja bëhet pas 11 viteve ku tani e tutje qytetarët do të jenë me mundësi për herë të parë në Preshevë të realizojnë analizat elektrolite Natrium dhe Kalium. Drejtori i shtëpisë së shëndetit, Driton Salihu ka potencuar se aparatura në përgjithësi ka vlerë rreth 40.000 euro. Ditët në vijim, ky laborator do të pajiset dhe me aparaturë tjetër të re./presheva.com/