SHPËRNDAJE

Los Angeles Lakers po vuajnë pa yllin kryesor LeBron James. Skuadra nga Kalifornia ka pësuar humbje befasuese në Stamples Center nga Cleveland Cavaliers 95:101.

Ylli turk, Cedi Osman ishte më meritori për fitoren e Cavaliers. Osman shënoi 20 pikë, pati tetë kërcime e një asistim. Twitter Ads info and privacy Me lojë të mirë te Cavaliers u dalluan edhe Rodney Hood me 18 pikë e dyshja Sexton e Burks që shtuan nga 17 të tjera. Kyle Kuzma me 29 pikë e Brandon Ingram me 22 tjera ishin më efikasit tek Lakers, por që nuk mjaftuan për fitore. Kampioni në fuqi i NBA-së, Golden State Warriors ka marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim te Dallasi 114:119.

Steph Curry ka shkëlqyer në këtë fitore të Warriors me 48 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime. Me lojë të mirë tek fituesit u dallua edhe Kevin Durant me 28 pikë e shtatë kërcime si dhe Klay Thompson që shtoi 16 të tjera. Dallasit nuk i mjaftuan 26 pikët nga Luka Doncic për ta befasuar kampionin në fuqi.