SHPËRNDAJE

Seriali i pëlqyer vendor “O Sa Mirë” ka ardhur me episodin e ri, të 181- in me radhë.

Shikuesit e shumtë të këtij seriali të popullarizuar e kanë mundësinë që t’i shohin protagonistët në situata të reja humori.

Edhe këtë herë, aktorët e njohur janë përkujdesur për çdo skenë dhe ‘Sasa’ me rolin e saj vazhdon të marrë gjithë vëmendjen.

Kjo e fundit vazhdon të ketë skena mjaft interesante dhe polemika të shumta me aktoren e re të serialit, ish-banoren e “Big Brother”, Olta Sheta.

Nuk munguan as momentet qesharake nga “Llapjani”, “Drenicaku” e po ashtu edhe nga Llukmani.

Për më shumë, në videon që ua sjellim më poshtë mund ta shikoni episodin e ri të “O Sa Mirë” që është lansuar në kanalin zyrtar të serialit në YouTube.