SHPËRNDAJE

Pogba

Kandidati presidencial i Barcelonës, Joan Laporta, ka thënë se Juventusi do ta shesë Paul Pogban, por ja para 19 korrikut.
Bianconerët kanë thënë se nuk e kanë ndërmend ta shesin mesfushorin francez, mirëpo një ofertë prej 100 milionë eurosh do t’ua ndërronte mendjen.

Sipas Mundo Deportivo, Zonja e Vjetër do të presë se kush do të zgjidhet president i Blaugranëve (në zgjedhjet e 18 korrikut) dhe pastaj do të vendosë se kujt do t’ia shesë lojtarin.

“Krejt çfarë kam thënë është se kam raporte të shkëlqyera me Raiolan (agjentin e Pogbas)”.

“Nuk mendoj se Juventusi do të bëjë diçka derisa të zgjidhet një president i ri i Barcelonës. Ne do të flasim me klubin italian, por derisa të ketë president të ri, ata nuk duan të flasin për këtë çështje”, ka deklaruar Laporta.

Manchester City, Chelsea dhe Paris Saint-Germaini janë klubet që e rivalizojnë Barcelonën për 22-vjeçarin.