SHPËRNDAJE

Laporte

Aymeric Laporte u ka thënë drejtuesve të Barcelonës që mos të tentojnë ta transferojnë pasi do t’i refuzojë menjëherë
Mbrojtësi i Athletic Bilbaos, Aymeric Laporte, ka thënë se ai do ta refuzonte Barcelonën nëse do të kishte ofertë nga katalunasit.

Laporte debutoi me Bilbaonsi si 18 vjeçar në vitin 2012, dhe vazhdimisht ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm te Barcelona. Po ashtu edhe Manchester Unitedi ka kohë që i dëshiron shërbimet e francezit.

Megjithatë, Laporte, i cili e ka pranuar se Barcelona është një ndër klubet më të mira ne botë, ka thënë se do ta refuzojë ofertën e tyre.

“Barcelona është një ndër klubet më të mira në botë, por unë do ta refuzojë ofertën e tyre. Ata nuk më kanë kontaktuar ende, as këtë sezon dhe as një sezon më parë”, ka thënë Laporte.

“Dua të luaj te Bilbao sa më gjatë të jetë e mundur”, shtoi më tej 21 vjeçari.