SHPËRNDAJE

Folia

Situata me xhamat e veturave me folia më në fund ka përfunduar.
Tani më gjithçka është qartësuar se në cilat xhama mund të vendosen folia, kush e bën ekzaminimin, kush e jep atestin dhe sa do të kushtoj.

Cilat folia mund të vendosen në xhama?
Në xhamat e veturave mund të vendosen vetëm ato folia që kanë atest – çka do të thotë se ato që kanë kaluar kontrollime të caktuara dhe përmbushin kushtet e caktuara.

Cilat xhama mund të errësohen me folia?
Xhami i parë – nuk guxon të preket!
Xhamat e parë anësorë – (Shoferi dhe ndihmës shoferi) – mund të errësohen, por nëse ato janë 30% të errësuara.
Xhamat e ulësve të pasme dhe xhami mbrapa – xhamin e fundit mund ta errësoni sa të duani. Praktikisht atë mund edhe ta ngjyrosni.

Folitë që i ngjesni në xhama duhet të kenë atestin e vet, mirëpo çështja është se pas ngjitjes, a do të kalojnë ato testin, duke ditur se shumica e veturave kanë fabrikisht ngjyrosje të xhamave, dhe me vendosjen shtesë të folijave, mund dhe të kalojnë normën e lejuar prej 30%.

Ku bëhet atesti?
Sa i përket atestit, momentalisht këtë procedurë e kryen vetëm qendra për moto vetura e auto lidhjes së serbisë www.amss-cmv.co.rs

Pasi vetura të kaloj kontrollimin, ju duhet të dërgoni kërksë tek agjencioni për siguri të trafikut – më detajisht klikoni këtë link, ku dhe duhet të kryhet edhe kontrollimi teknik.

Për ta kaluar kontrollimin, duhet që nga përfaqësuesi gjeneral për import të veturave në Serbi të marrni pëlqimin për ngjitjen e foliave në xhama.
Disa përfaqësues të veturave këtë e japin pa pagesë, disa paguajnë në mënyrë simbolike e disa paguajnë edhe deri 100 euro.

Pronarët e veturave që nuk kanë përfaqësues të tyre në Serbi kanë probleme të mëdha pasi praktikisht ata nuk mund ta marrin vërtetimin nga vet prodhuesi.

Sa kushton atesti?
Atest, gjegjësisht vërtetimi nuk kushton edhe aq pak.
Harxhimet janë këto:

Vërtetimi nga prodhuesi i veturës: 0 – 10.000 dinarë
Taksa e administratës republikane: 300 dinarë
Përpunimi i dokumentave: 3300 dinarë
Dhënja e vërtetimit: 3000 dinarë
Kontrollimi – atestimi: 4800 dinarë
Kontrollimi teknik: 800 – 2000 dinarë

Si psh, nëse posedoni një veturë të tipit Renault, përfaqësuesi për Serbi për ta dhënë dokumentin e kërkuar kërkon 12000 dinarë, dhe nëse ju nuk dëshironi të keni probleme me policinë, atherë ju duhet të paguani:

Ngjitja e folijave: 5000 – 10.000 dinarë
Vërtetimi i prodhuesit: 12.000
Testimi i kompletuar: 13.000 dinarë
Kjo do të thotë se ngjitja e folijave me tërë procedurën mund të ju kushtoj rreth 34.000 dinarë.

Çka duhet të bëjnë ata që nuk kanë dokumenta dhe i kanë folijat:
Ata duhet ti heqin! /presheva.com/