SHPËRNDAJE

Vardy

Leicester City vazhdon të jetë lider i Premierligës, pasi në xhiron e 27’të e ka mposhtur Norwich Cityn me rezultat 1:0
Pas kësaj fitoreje, Leicester City ka pesë pikë më shumë se Arsenali dhe dy më shumë se Tottenhami, derisa i kanë mbetur edhe 11 ndeshje deri në triumfin historik, fitimin e titullit të Premierligës.

Skuadrën e Claudio Ranierit, deri në fund ta kampionatit i pret një orar jo edhe i lehtë, e sidomos tri xhirot e fundit kur luajnë si mysafir ndaj Chelseas dhe Manchester Unitedit si dhe vendas ndaj Evertonit.

Ndeshjet e mbetura të Leicesterit:
West Brom (V),
Watford (M),
Newcastle (V),
Crystal Palace (M),
Southampton (V),
Sunderland (M),
West Ham,
Swansea (V),
Man Utd (M),
Everton (V),
Chelsea (M).