SHPËRNDAJE

Pal Lekaj, ministër i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, ka thënë se Pavarësia dhe territori nuk negociohen në dialogun me Serbinë.

“Në dialog me Serbinë nuk negociohen Pavarësia e territori. Çfarëdo marrëveshje që arrihet me Serbinë ajo vjen në Kuvend”, ka thënë ai në televizionin publik.

Sipas Lekajt, opozita ka gabuar që nuk e ka mbështetur Platformën e votuar në Kuvend.

“Opozita është dashur të mendojë më ndryshe, dhe t’i bashkohet këtij procesi, sepse sa më të bashkuar që jemi aq më të fortë dalim”, ka thënë ai.