SHPËRNDAJE

Benzema

Karim Benzema do të mungoj në ndeshjen kundër Malagas.
Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës në La Liga, pasi ka një problem me lëndim.

Benzema u kthye në stërvitje vetëm për disa minuta, pasi menjëherë u largua për shkak të një lëndimi në këmbën e djathtë.

Ende nuk dihet nëse Benzema do të jetë në gjendje të luaj edhe kundër Atletico Madridit, në kuadër të ndeshjes kthyese në Ligën e Kampionëve.

Lajm i mirë është rikthimi i Bale, i cili pritet të luaj nga minuta e parë kundër Malagas.