SHPËRNDAJE

Coentrao

Skuadra e Real Madridit të enjten ka marrë një lajm të keq, pasi mbrojtësi i krahut të majtë, Fabio Coentrao, do të mungojë të paktën deri në fillim të muajit mars, njoftojnë mediumet spanjolle.
Coentrao ka lënduar muskulin e këmbës dhe nuk do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjen kampionale që Reali e luan të shtunën kundër Deportivo La Corunas.

“Shkaku i lëndimit, Fabio Coentrao do të mungojë deri në muajin mars. Shpresojmë që ai shumë shpejt të jetë i gatshëm për lojë”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Realit.

Coentrao është futbollisti i gjashtë që do t’i mungojë Realit shkaku i lëndimit pas James Rodriguezit, Luka Modriqit, Sami Khediras, Sergio Ramosit dhe Pepes.