SHPËRNDAJE

Real Madridi po përballet sërish me problemin e lëndimeve të skuadrës.

Skuadrës së Zinedine Zidane iu janë lënduar edhe dy futbollistë tjerë, që do të mungojnë për gati një muaj.

Bëhet fjalë për sulmuesin Lucas Vazquez dhe mesfushorin Mateo Kovacic.

Sipas “Marcas”, për shkak të problemeve që kanë zanafillën nga Kupa e Botës për klube, Vazquez do të mungojë deri në katër javë, ndërsa Kovacic tri javë.

Që të dy futbollistët s’po ushtrojnë me skuadrën, derisa tani kanë nisur fazën rehabilituese.