SHPËRNDAJE

Reus

Superylli i Borussia Dortmundit, Marco Reus, ka pësuar edhe një lëndim tjetër dhe është larguar pas vetëm 20 minutave lojë në ndeshjen kundër Dynamo Dresdenit.
Në ndeshjen që po zhvillohet në kuadër të kupës DFB Pokal, sulmuesi gjerman është rrëzuar në toke dhe ka ndrydhur gjurin e tij të majtë, pasi pësoi një ndërhyrje nga Dennis Erdmann, edhe pse gjyqtari i ndeshjes nuk e ndali as faul.

Reus nuk mundi ta vazhdojë ndeshjen më tej, dhe u zëvendësua menjëherë nga mesfushori Henrikh Mkhitaryan.

Ky është një lëndim katastrofal për trajnerin Jurgen Klopp, i cili sapo e riktheu sulmuesin gjerman në top formë, që e ndihmoi skuadrën që të largohet nga zona e rrezikshmërisë në tabelë me golat dhe asistat e tij.