SHPËRNDAJE

Luis Suarez është në dyshim për ndeshjen ndaj Malagas

E përditshmja sportive katalonase, Mundo Deportivo, ka bërë të ditur se Luis Suarez nuk ka stërvitur të enjten me skuadrën.

Ai ka pushuar pasi ka ndjerë dhembje në kofshën e majtë, të cilën e ka lënduar në ndeshje ndaj Olympiakosit.

Sipas Mundo Deportivos, mbetet të shihet nëse Suarez do të stërvitet sonte me skuadrën, ku do të dihet përfundimisht nëse do të luajë ndaj Malagas apo jo.

Ndeshja mes Barcelonës dhe Malagas do të luhet të shtunën nga ora 20:45.

/presheva.com