SHPËRNDAJE

Pasi fitoi përsëri në “Santiago Bernabeu” ndaj Real Madridit, Lionel Messi e ka përdorur llogarinë e vet zyrtare në rrjetin social Facebook, për t’i dërguar mesazh ndjekësve të vet.
“Mbarim madhështor i vitit me një fitore të rëndësishme në El Clasico. Përqafime dhe urime Krishtlindja të gjithëve”, shkroi Messi në Facebook.

Messi i ndihmoi Barcelonës të fitoi 0-3 ndaj Realit duke shënuar një gol dhe asistuar në një tjetër.

Me kaq, argjentinasi i nis pushimet dimërore, si pjesa tjetër e bashkëlojtarëve të tij, dhe do të kthehet më 2 janar.

Skuadra e Barcelonës do të rikthehet më 30 dhjetor për t’i nisur përgatitjet për ndeshjen e kupës kundër Celtas, por, trajneri u ka dhënë leje Messit, Mascheranos dhe Luis Saurezit t’i bashkohen skuadrës më vonë, pra më 2 janar.