SHPËRNDAJE

Lionel Messi nuk i ka mirë punët me shëndetin. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle por edhe videoja që ju sjellim më sipër katër herë fituesi i “Topit të Artë” ka vjellë në fushë gjatë ndeshjes së fundit në La Liga, Malaga-Barcelona (0-0).

Kjo nuk është hera e parë për yllin argjentinas, i cili është parë të vjellë edhe në ndeshje të tjera me Barcelonën apo kombëtaren argjentinase.

Pyetja që ngrenë të gjithë tifozët dhe jo vetëm është: Çfarë po ndodh me Messin?!…