SHPËRNDAJE

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo ka njoftuar se janë të gatshëm ta shesin Neymarin.

Pas zbulimit se PSG kishte qenë në biseda “sipërfaqësore” me Barcelonën për brazilianin, Leonardo ka pranuar se lojtari kishte kërkuar të largohej.

“Është e qartë për të gjithë,” tha Leonardo dhe shtoi “Në futboll, ju thoni një gjë dhe pastaj një gjë tjetër pastaj tjetër. Është e pabesueshme, por kështu është”.

“Ne kemi folur me përfaqësuesit e tij. Pozicioni i tyre është i qartë, por tani ekziston vetëm një gjë që është e sigurt: ai ka një kontratë trevjeçare me ne dhe, pasi nuk kemi marrë ndonjë ofertë për të, nuk mundemi diskutojmë për ndonjë gjë”.

“Neymar mund të largohet nga PSG nëse marrim ofertën e duhur,” tha Leonardo në intervistën e parë që kur u kthye në klub.

“Por tani nuk e dimë nëse dikush dëshiron ta blejë atë ose me çfarë çmimi. E gjithë kjo nuk mund të ndodhë brenda një dite, këtë e di”, përfundoi ai.

Ndryshe, Neymar ishte blerë nga skuadra kampione franceze nga katalunasit për shumën e 222 milionë eurove.