SHPËRNDAJE

Pas sigurimit dhe vendosjes së qelive adekuate në trafostacionin kabinë në rrugën e “Rinisë”, përmes së cilës janë lidhur linjat nëntokësore të tensionit të lartë në trafostacionet që gjenden në rrugën e “Rinisë” dhe të “Gjilanit”, nga sot e tutje furnizimi me energji elektrike i kësaj pjese të qytetit do të bëhet nëpërmjet kabllove nëntokësore drejtëpërdrejtë nga trafoja kryesore e qytetit.

Ky investim kishte ngelur pa u përfunduar në mungesë të pajisjeve adekuate, të cilat i ka siguruar EPS-i dhe tashmë janë vënë në funksion.

Përmes kësaj ndërhyrjeje presim që furnizimi me energji elektrike në këtë pjesë të qytetit të bëhet në mënyrë stabile pa u ndikuar nga kushtet atmosferike me rastin e të reshurave apo erërave të forta ku zakonisht ka patur ndërprerje të energjisë elektrike, thuhet kështu në informatën zyrtare të kabinetit të kryetarit të komunës.

Sipas kësaj informate investimi në fjalë është bërë nga EPS-it, në bashkëpunim me komunën e Preshevës ku në takimet e përbashkëta pa rreshtur u janë paraqitur kërkesat dhe shqetësimet e qytetarëve tanë e që EPS-i është përgjigjur pozitivisht ndaj këtyre kërkesave,edhe pse paksa të prolonguar.

Komuna e Preshevës falënderon EPS-in për investimin e realizuar dhe njëkohësisht apelon tek qytetarët e kësaj zone që të jenë të rregullt në shlyerjen e obligimeve ndaj EPS-it për energjinë e harxhuar si dhe të evitojnë kyçjet ilegale të cilat e çrregullojnë në masë sistemin e furnizimit me energji elektrike thuhet kështu në informatën për media në faqen zyrtare Komuna e Preshevës./presheva.com/