SHPËRNDAJE

Lëshohet në funksion bunari në Toplik, lajm ky i shumë pritur për qytetarët e komunës së Preshevës. Pas një pune disa javore Ndërmarrja Publike Moravica ka lëshuar në funksion bunarin e ri në Toplik.

Sipas drejtusve të kësaj ndërmarrje sasia e ujit që do ti shtohet një pjese të qytetit si rrugës A.Krashnica, K.Xoxi dhe qendra e qytetit është 4 l/s e cila sadopak do të zbusë situatën momentale me ujë të pijshëm që mbretëron në këtë pjesë të qytetit. Investimet për realizimin e projekteve për ujin e pijes në Preshevë do të jenë fokus kryesorë i pushtetit lokal./presheva.com/