SHPËRNDAJE

Intelektuali i ndritur i Bujanocit, Xhahit Ramadani, përmes një letre të hapur drejtuar ambasadorit turk në Beograd, Mehmet Kemal Bozaj, ka kërkuar që inestimet që po bëhen në Serbi, t’i orientoj në Luginë të Preshevës, gjegjësisht në fshatin Bilaç.

Ramadani, në letrën dërguar amabasadorit turk, i’a ka shtjelluar pozitën strategjike të Bujanocit, si mundësi e favorshme për investime në këto tre komunat shqiptare.

Për shumë, ja letra e plotë e Xhahit Ramadanit, dërguar amabasadorit Mehmet Kemal Bozaj:

AMBASADORIT TË REPUBLIKËS SË TURQISË NË BEOGRAD

BEOGRAD

I nderuari zotëri ambasador ,

Amasadën e Republikës së Turqisë në Beograd në krye me Juve , turqit e Bilaçit dhe shqiptarët e komunave : Bujanoc, Preshevë, Medvegjë, e konsiderojnë si ambasadë shprese…, sigurie, dhe garance, në realizimin e drejtave qytetare, kombtare dhe realizimin e drejtave në zhvillim të barabartë ekonomik në shtet si dhe realizimin e drejtave legjitime në arsim e shëndetësi. Kohëve të fundit jemi dëshmitar të ardhjeve gjithnjë e më tepër, të kompanive turke me qëllim të hapjes së fabrikave në Serbi . Mirë është që na vijnë firma të afirmuara më botë . Ato në Serbi suksesshëm zhvillojnë biznesat, dyfishojnë dhe trefishojnë numrin e të punësuarëve . Në këtë mënyrë popullit turk dhe biznesit turk ua zbardhin ftyrën . Disa kompani shkëlqejnë. “Tibet moda” në Qupri ka planifikuar që në vitin e parë fabrika të punësoi 250 punëtorë, në vitin e dytë 600 punëtorë kurse në vitin e tretë të punësoj 1000 punëtorë. E jo, si kur disa matrapazë të botës vijnë në Serbi që për secilin të punësuar nga pushteti ti grabisin nga 10.000 euro, për një çast i harxhojnë parat e mara, dhe humbin pa shejë duke u arsyetuar që nuk iu heci biznesi.

Ardhja e kompanive turke mediat e këtushme me këto tituj në gazeta i paralajmruan : INVAZION BIZNISOR–Turqit sërish pushtojnë Serbinë, (Blic, 29.01.2016.), Fabrika e tekstilit në Krupanj, Turqit në “Inov” prodhojn laminat, KËRKOJNË 200 PUNËTORË-Turqit ringjallin industrin e tekstilit në Smederevë. Prodhuesi më i madh i tekstilit në Turqi “Aster tekstil” ka hapur fabrik në Nish, Vuqiqi faleminderues ndaj Turqis dhe shton „Biće još!-Do të ketë edhe më shumë,“Tibet moda “ në Qupri etj. Turqit fabrika kanë hapur edhe në këto qytete : Vladičin Han, Leskovcë, Gadžin Han, Kragujevc, Shabac e vende tjera.

Pos mediave ardhjen e kompanive turke me mirëseardhje i kanë pritur qeveria dhe qytetarët. Me rastin e 100 ditëve të punës së qeverisë, kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiqi duke folur rreth gjendjes në shtet ka thënë : “Serbia është sot stabile, është në rrugë të mirë, ekonomiksht po përparon, në aspektin e sigurisë është stabile, është një ndër shtyllat e paqes në regjion. Të vendosur jemi në rrugë drejt Evropës, e ruajmë pamvarsinë, suverenitetin në raporte më të mira me Rusinë, SHBA-në, Turqinë, Kinën dhe vendet tjera të Botës.”(Novosti, 20.11.2016.)

ambasada-3

Gjatë hapjes së fabrikës së tekstilit në Qupri kryeministri Vuçiq ka thënë: “se ky projekt është mes tjerash, e ndoshta edhe më së shumti rezultat i angazhimit të ambasadorit të Turqisë në Serbi, të Mehmet Kemal Bozaj, dhe miqëve nga Turqia të cilët e njohën këtë ambient të mirë dhe raportet e mira dhe kanë vendosur mu këtu të inestojnë. “Dëshirojmë të kemi raporte me Turqinë. Janë të shumët të cilët qeshnin me mua, disa edhe mu kanë hidhëruar, që nuk kam dashur konflikt me myslimanët që kamë dashur paqë dhe raprote të mira, ja pra këto janë rezultatet e raporteve të mira, ne i mirëpresim si miqë”. Politika (01.10.2016.) . “Gazeta e njejt e datës, 26.10.2016 për Ju shkruan: “Ambasadori i Turqisë po ashtu paralajmroj investime të reja të Turqisë në Serbi, dhe bashkëpunim më të madh me ekonominë e shtetit tonë.” Pasi që paralajmruat investime të reja në Serbi në cilin drejtim do ti orientoni? A mund të presim të ndërtohet ndonjë fabrik e re në komunën e Bujanocit, Preshevës, apo të Medvegjës. Këto janë komunat më të pa zhvilluara në Serbi, me numrin më të madh të pa punësuarëve.

-A planifikoni që në Bilaç të sjellni ndonjë firmë nga Turqia e cila do të hapte fabrikë dhe në fazën e parë do të punësonte 100-250 punëtorë? Nëse planifikoni kur? Me këtë Bilaçalinjëve do tua hiqëshit një brengë të madhe e cila quhet SKËMJE DHE VARFËRI!. Ata nga ju presin dhe kërkojnë ju jeni bashkëkombas i tyre Ambasador i shtetit amë, i cili për ta duhet të kujdeset. Ju këtë mundë ta bëni, ju këtë duhet ta bëni! Bile, sa më parë, nëse dëshironi në Bilaç me i mbajt, me i ndalë një grushtë të familjeve turke, nëse në Bilaç doni ta ruani të folmen e gjuhës turke, zakonet, kulturën dhe civilizimin e tyre. Këtë duhet ta bëni urgjent, gjeri sa nga Bilaçi nuk kanë ikur familjet e fundit Turke, që mos të bëhet vonë!

ambasada-2

Dua t’ju përkujtoj. Bilaçi është i vetmi fshat në Serbi, ku edhe sot jetojnë 30 familje turke. Edhe sot në Bilaç dëgjohet fjala turke, në çarshi, në shitore, në kafe , xhami, e në shtëpi. Ata për vete thonë se janë turqë të vërtetë Anadollali. Prejardhja e tyre është nga Azia e Vogël, nga Konja. Ata me prejardhjen e tyre mburren. Ata këtu kanë ardhur që nga koha e pushtimit të këtyre anëve nga Serbia – Turqit pohojnë se pleqtë e tyre si Deli të Sulltanit e kanë themeluar këtë fshat;( J. Haxhivasileviq “Južna stara Serbia – Preševska oblast“, Beograd,1913, f, 147). Bilaçalinjë ju Zotëri ambasador, prej të gjithëve në Serbi më së shumti e duan Turqinë! Kjo nuk mundet me u mat, por ndihet në kontakt me ta, kjo mundëtë lexohet në sytë e tyre që shkëlqejnë,e ndjejnë vetëm ata, që kanë shpirtin dhe ndjenjat e njejta si ata. A i doni ju ata, sa i çmoni, a brengoseni për ata, kjo do të shihet në bazë të veprimit tuaj me atë që e bëni apo nuk e bëni për ata.

Në Bilaç dikur jetohej, bukur e hareshëm. Ishte një ndër fshatrat më të zhvilluara buzë lumit Moravica. Bilaçi konsiderohej fshat me tipare të qytezës. Jetohej shehirishi. Ndonëse shumica e tyre ishin me zanate zejtarë e tregtarë, beglerë të pasur. Gjatë periudhës Osmane, në Bilaç në vitin 1304 Hixhrije,1886 Miladije, u ndërtua një kazermë e mrekullueshme nga materjali i fortë për 2 tabore ushtarësh dhe një spital. Thuhet në Sallnamën, Vjetarin e vilajetit të Kosovës të vitit 1314(1896) fq.215. Atë kohë, në Bilaç, jetonin 120 familje turke. Rreth kazermës e çarshisë hapeshin dyqane, kafe, magaza, hane cilat përmenden edhe në literaturë. Shkrimtarë i Vranjës Borisav Stankoviq në dramën “Koshtana” përmend hanin e Bilaçit. Të marten bëhet pazar. Ne vit një herë mbahej panagjur. Aso kohe Bilaçi numëronte 120 dyqane. Çdo gjë rritej e shumohej Bilaçi lulëzonte. Mes dy luftërave botërore, Bilaçi ishte komunë. Xhamija e Bilaçit konsiderohet ndër më të vjetrat në rreth. Shkolla urke sipas historianit Haxhivasileviq po ashtu është e lashtë. Shkolla Fillore në gjuhën Turke ka punuar edhe pas Luftës Dytë Botërore gjer në vitin 1953. Për me mbyll shkollën komunistët mësuesin Sefedin Bejin e dërguan me kry shërbimin ushtarak.

sefetin-turk-okul-talebelerile Me arsyetim se nuk gjeten mësues tjetër për mësim në gjuhën turke paralelen turke e mbyllën. Femijët e turqëve u detyruan mësimin ta vijojnë në gjuhën serbe. Kjo paralele nuk u hap edhe pas këthimit të mësuesit Sefedin nga shërbimi ushtarak. Mbyllja e shkollës turke bëhet shkak për shpërnguljen masive nga Bilaçi për në Turqi. Ky lum i shpërnguljes i dhimbshëm do të rrjedh gjer në vitin 1970. Gjat historisë së lavdishme Bilaçi ka dhënë emra të ndritura pashallarësh, shkollarësh e doktorëve të shkencës si Faruk e Enis Presheva. Bilaçi ka dhënë trima si Deli Agushi etj. Në tërë kazanë e Preshevës të njohur ishin bejlerët e Bilaçit. Esat Begu kishe çifllëk jashtë Bilaçit, në fshatin Bozhinjevce.(J.Trifunovski, Vranjska Kotlina libri i parë fq.7dhe241). Edhe ditëve të sodit përmendet Muharrem Begu, Vaxhid Begu, Ilmi Begu etj. A harrohen këta emra? A harrohet Deli Agushi në shumë këngë i kënduar. A mbyllen këto krojet e ujit të pishëm si mjalta të Bilaçit. Në Botë a gjendet uji si i kronit të Duniçës? A është e arsyeshme të shuhet kjo fole e turqëve. Kush do të jetë përgjegjës faji është jetim askush nuk e pranon por historia shenon, fajtorin e ndriçon…

Nxënësit e Bilaçit të cilët mbarojnë shkollën e mesme, gjimnazin etj. me sukses të shkëlqyeshm(5,00) e vendosin me u shkollu në Turqi, atyre bursa duhet me ju nda pa konkurencë. Sepse këta Bilaçali pas mbarimit të universitetit në Turqi përpos njohurive profesionale në Bilaç na sjellin gjuhën bashkohore turke. Kështu gjuhës turke në Bilaç i zgjatet jeta dhe nuk harrohet.

Përfaqësuesit e agjencionit TIKA në Beograd pa merhamet për Bilaçalinjët

Agjencioni turk për bashkëpunim dhe kordinim TIKA që nga formimi në vitin 1992 e gjer në vitin 2010 në Serbi ka realizuar 10 projekte. Bilaçi është harruar! Më pas, nga viti 2010-2013 TIKA ka realizuar një varg projektesh në lëmin e arsimit, shëndetësisë e bujqësisë. Ka financuar ndërtimin e shkollës fillore në Novi Pazar, Tutin e Bujanoc. Mandej, rekonstruimin e shkollës teknike ne Nova Varosh, ka renovuar Shtëpinë e Kulturës në Sijenicë, Sremski Karllovci, Priepole, mandej çerdhen në Kralevë, dhe shtëpinë për fëmijë me nevoja të veçanta-speciale në Sijenicë. Ndihmë iu është dhënë me paisje medicinale KBC “ Dragisha Mishoviq” në Beograd, Arangjellovc, Sentë, Suboticë. Donacion, i 7 ambulancë veturave më moderne, 6 komunave të Sanxhakut. Donacion, i aparateve për diagnostifikim “ Sleep Apnee” e mikroskope për spitalin e Suboticës. Donacion i karrigës stomatologjike për shtëpinë e shëndetit në Varvarin. U renovua Shtëpia e kulturës në Sienicë. Donacion i serave, komunave të pa zhvilluara në jug të Serbisë. Në këtë kontest si donacion janë dhënë 20 Siera në Novi Pazar, Priboj, Kurshumli, Priepole e ne Rashkë.

Bujqëve të Sanxhakut TIKA u dha donacion sistem të ngrohjës, ujitje kapilare dhe spërkatje për dy sera me madhësi 300 m2, cilët i takojnë kooperativës bujqësore”Modreni Sanxhak” në fshatin Sebeçevo komuna e Tutinit. Bilaçi përsëri u harrua”Por shpresojmë se TURQIJA BILAÇIN NUK DO TA HARROJË!

Padyshim se tër aktiviteti i pasur i TIKËS në realizimin e projekteve kaq të rëndësishme në Serbi, TIKËN e rangon ndër donator të shkallës më të lartë dhe e bën të njohur tek organet më të larta shtetërore të Serbisë.Bilaçi përsëri mbetet anash! !-Bilaçi jo vetëm që meriton donacio,apo një fabrikë të hapet, me historinë e lëvdishme që ka ky fshat, meriton të hapet,një Qendër e Bilaçi të bëhet Qendër e kulturës turke në Serbi

Në vitin 2013.,TIKA ka realizuar, 32 projekte nga Sanxhaku gjerë në Pirot edhe në këto vende: Beograd, Varvarin, Sremski Karlovci, Suboticë, Pozhega, Kurshumli e Arile. Bilaçi i vetmi fshat me popullat Turke mjerisht përsëri nuk është përfshi në ndonjë projekt. O! oooo! zotëri ambasador, kuptoni se për Bilaçin nuk i dhem, askujt! Nuk i djeg askujt!…..Nga përfaqësuesit e TIKAS vazhdimisht mernin premtime se po synojn ti ndihmojn, që fjala popullore turke thot:”Kuri gayret,safi sitma!”-“Premtime të thata, krejt ethe!” (të pastra).

Bujanoci mundet të jetë shum atraktiv për investitorët turk, për hapjen e fabrikave. Gjendet në udhëkryqin, nyjën më të rëndësishëm rrugor e hekurullor të Ballkanit. Përskaj Bujanocit kalon koridori më i rëndësishëm Pan-europjan 10. Bujanoci permes Beoghradit dhe Londrës lidh Evropën veriore me Shkupin e Athenën, Evropën Jugore. Në lindje me Sofjën dhe Stambollin derën e Azisë e Lindjës së afërme. Përmes grykës së Konçullit me rrafshin e Kosovës dhe skelën e Adriatukut Durrësin. Vetëm 100 km larg Bujanocit gjenden tre aeroporte ndërkombëtare. Ai i Prishtinës, Shkupit e i Nishit.

Në Serbi gjithkah vlejnë të njejtët ligje. Sikur në Gaxhin Han e Qupri, edhe Bujanoci, Preshevëa e Medvegja ofrojnë të njejtat benefite investitorve turq për hapjën e fabrikave. Bujanoci ofron repartet e zbrazta të fabrikës “Gumoplastika”. Në krahasim me qytetet tjera Bujanoci ka edhe një përparësi. Sipas legjendës në Bujanoc, vlon gufon paraja. Kurse për Preshevën, fjala e urt popullore Turke thotë: Preshova ovasi, altın juvasi!-Fusha e Preshevë, fole e artë!

Keni një minus zotri ambasador, që i keni anashkaluar komunat, e banuara me shqiptar: Bnujanocin, Preshevën dhe Medvegjën dhe firmat turke nuk i keni orientuar në këto komuna. Rastësisht apo me qëllim janë anashkaluar komunat ku me shumicë jeton popullata myslimane. Padrejt është anashkalua edhe Sanxhaku. Populli do me e ditë përse? A thua kompanit turke nuk duan të vijnë në këto anë,që un fare nuk e besoj. Sepse neve me turqit historikisht na lidhin shumë gjëra të përbashkëta. Na lidh feja, adetet, kultura, historia e përbashkët, akraballëku e dajallëku, martesat e përbashkëta. Ushtarët shqiptar në betejat më të përgjakura të Perandorisë Osmane kanë rën shehita, në Jemen e Çanakala. Ushtar e shehit të Jemenit ka pasë në Tërnoc..Emdulla Lutfiu, nga Tërnoci ruan pasaportën e gjyshit, kur është kthyer nga Jemeni. Të tillë ka në Bilaç, Samolicë e fshatra tjera të Luginës së Preshevës.

Duam ta dim, a mos ka pasivitet, e mos interesim e mosangazhim nga qeverisjet lokale në tërheqjën e investitorëve Turq a po ndoshta është në pyetje mosinteresimi i qeverisë së Sërbisë. Populli këtë ka drejtë me ditë dhe duhet me ditë.

Bilaçi, Presheva,Bujanoci dhe Medvegja hala po shpresojnë! Me zemër e me shpirt i presim ardhjën e investitorëve Turq me hap fabrika dhe vende të reja pune për rinin ton të artë të papun!

Ejani! Këtu ku vlon e gufon paraja!ejani në “Preşova ovasi altın yuvası! hapnı fabrıka! nuk do të pendoheni,do të mbeteni të kënaqur!….

Me respekt e nderime,

Xhahit Ramadani, E-mail:xhahitramadani@hotmail.com

Tel.+381(0)63/460 099