SHPËRNDAJE

Pas paralajmërimit se do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit, shumë lojtarë, tifozë dhe funksioner të klubit shprehin mërzinë e tyre me largimin e Carles Puyol-it.

Partneri në mbrojtje në zemrën e Barcelonës, Gerard Pique ka shkruar një letër të hapur Puyolit.
“Ti je engjulli im mbrojtës. Ka ardhë ajo ditë. Po largohesh. Kështu e ka jeta dhe e kam ditur se do të vijë kjo ditë dhe e kam të vështirë ta mendoj Barcelonën pa ty”.

“Më kujtohet kur ngrite ligën e parë të kampionëve, më kujtohet kur këtë nder ia lejove Abidalit, çka të bën edhe më të madh”.

“Për herë të parë u takuam para 6 viteve. Ke qenë kapiten dhe shenjë mbrojtëse e ekipit, ndërsa unë kan qenë një djalosh i zakonshëm”.

“Më pranove dhe më ke ruajtur që nga dita e parë dhe me të vërtetë ke qenë engjulli im mbrojtës”

“Do të më mungojnë bisedat tona dhe këshillat tua jashtë fushës dhe në fushë”.

“Faleminderit për të gjitha” ka shkruar Pique.