SHPËRNDAJE

Neza

Letër e hapur për partitë politike në Lugin të Preshevës e sidomos për dy deputetët shqiptarë në parlamentin e Serbisë z.Riza Halimi dhe z.Shaip Kamberi, që të mos bejnë fushatë politike me fatin e babait tonë Nebi Nuhiu(Neza)
Më 02.02.2016 u bënë 16-të vite nga kidnapimi i babait tonë Nebi Nuhiu (Neza), dhe ne si familje nuk kemi asnjë informatë rreth fatit të tij, a është i gjallë apo i vdekur!
Pas gjithë kësaj periudhe të gjatë, ne si familje nuk jemi kontaktuar apo vizituat nga asnjë udhëheqës politik në Luginë të Preshevës dhe mendojm se fushata që ka filluar tani pas 16-të viteve nga deputetët shqiptar në parlamentin serb nuk është asgjë tjetër për veç se një fushatë politike. Këto deklarat nga deputetë vinë pa asnjë konsultim apo takim me familjen tonë.
Ne si familje, pas kidnapimit të babait tonë kemi organizuar dy protesta paqësore si reagim ndaj Serbisë për mos zbardhjen e fatit të babait tonë Nebi Nuhiut. Në atë kohë njëri nga deputetët ishte kryetar komune e tjetri kryetar i këshillit për të drejtat e njeriut dhe nuk ju kanë bashkangjitur protestës tonë për arsyje që vetëm ata i dinë.
Ne publikisht i ftojm gjithë partitë politike e posaqërisht deputetët që së paku most ë bëjnë marketing politik me raste të tilla.
Edhe pse reagimet dhe ndihma e çdo kujtë është e mirëse ardhur për zbardhjen e rastit të zhdukjes së babait tonë, por, jo të një anëshem dhe pa konsultim me familjen tone.
Me sinqeritet nga familja Nuhiu.
Preshevë 04.02.2016