SHPËRNDAJE

I nderuari Shaip Kamberi!

E kuptova frustrimin tënd, të paska qortuar plaku dhe tani ke stres se po braktisesh. I tillë është ai! Të them të drejtën mjaft më argëtoi shkrimi yt, madje para se të shkrepet fotografija, unë ju porosita se mund të hasni në konflikt me atë. Unë ju thash, dhe ju nuk dëgjuat!

Propagandat që ai po përpiqet t`i ndërtoi muaj me rradhë kundër personalitetit tim si dhe subjektit që përfaqësoj unë, janë bazë e simulimit të skenarëve konspirativë duke u përcjellur me kauza mashtruese politike. Plaku ka ndërtuar një shtëpi kartash dhe çdo informacion i vërtetë, qoft ajo edhe në formë të një fotografije rudimentare, tenton të rrëzojë këtë konstrukt broçkullash. Prandaj keni korrur qortime nga ai dhe jeni detyruar të reagoni me zellë për të vërtetuar se jeni pjesë e pandashme e nomenklaturës së tij politike!

Shaip, është mëse e vërtetë se unë jam rritur dhe edukuar në perendim, atje ku ju përmes organizatave jo-qeveritare zakonisht (falas) i vizitonit për të mësuar demokracinë në teori praktike. Por siç duket, ju dhe subjekti juaj ka një deficit të jashtëzakonkshëm në këtë sferë, kur dihet se edhe pas 27 vitesh keni po të njejtin kryetar përkundër statutit dhe rregullorës të partisë suaj të “reformuar”. Ndërsa preambula e programit të subjetit tuaj është denoncimi dhe etiketimi. Kjo është pothuajse vegla e juaj e vetme politike për shqiptarët e partive tjera, meqë për të larguar oponentët tuaj shqiptarë nga pushteti i Komunës së Bujanocit aspak nuk patët druajtje për tˋi vëzhguar zyret e SPS-t në Vranjë për tˋu këshilluar me ata. Koiçidencë apo jo, ballë për ballë me foton e Sllobos së varur në murë. Historiku i juaj politik nuk ka pasur mëshirë në rastet e veçanta për luftën tuaj për pushtet. Kaq për qëndrimet tuaja politike “kristal të pastërta”.

Si dorë e djathtë e plakut në Bujanoc jeni përgjegjës për përçarjen e skajshme, parcializimin partiak e cila ka cënuar rëndë profilin politik shqiptarë në tre Komunat. Madje subjekti juaj ka shërbyer si inkubator i partive politike në Luginë (BDL, UDSH, RD, PD..etj). Tani po shihet qartë se jeni akomoduar në rendin e parë, për të kapur postin e kryetarit të këtij subjekti, por jo me angazhim dhe reforma brenda partiake, por duke ecur në gjurmat e kryeplakut, dhe si i tillë, historikisht do të mbetësh hija e tij. “Intervencat dhe kompetencat” tuaja politike po nevojiteshin në Preshevë, ashtu siç nevojiteshin dikur “specialitetet politike” të plakut në Bujanoc. Kurse unë sipas teje po frikësohesha tëˋi dalë përballë ringut politik preshevar. Politikës zhytëse provinciale të subjektit tuaj?

Dëshironi të flasni për tema të rëndësishme me mua? Ku mbeti demilitarizimi i rajonit? çfarë ndodhi me të zhvendosurit në Karadakun e Preshevës, fshatrat e Malësisë së Bujanocit, Medvegja? Ku mbeti kyçja e kuadrove shqiptare në institucionet qendrore në të gjitha nivelet?

Cili ishte kontributi i subjektit tuaj për Amnistinë e ish-luftëtarëve të UÇPMB-së, sidomos e atyre të rinjve të cilët janë akuzuar për vepra penale, veprimtari armiqësore dhe terrorizem? Kur është zbardhur vrasja qyqare e komandant Lleshit, kindapimet si dhe vrasja e voglushit Dashnim Hajrullahu dhe të tjerëve?
Shaip kjo listë është e pa numërt dhe gjithsesi ju si ish-kryetar i KDNJ-së (së politizuar), deputet në parlementin e Serbisë, kryetar i Komunës së Bujanocit dhe anëtar i kryesisë së përgjithshme të PVD-së, këshilltarë i Kuvendit në shumë mandate, dhe funksionarë politik i dy dekadave mbani përgjegjësi profesionale dhe morale për këto probleme të rëndësishme vitale. Kësaj përgjegjësie nuk mundem tëˋi ikë as unë e as ti, as të tjerët, as plaku dhe as institucionet shtetërore, meqë përgjegjësia juaj është eksponenciale në rastet e lartëpërmendura konform pushtetit dekador dhe privilegjeve që ju ka sjellur ajo.

Në këto dy vite që jam kyçur në politiken lokale, kam mësuar se qëndrimet e të stërvjetëruarve në gjuhën shqipe në Luginë, Kosovë dhe Shqipëri, nuk përputhen me po të njejtat në gjuhën serbe në Beograd dhe si të tilla janë kontraverze. Kam kuptuar se rruga 400 kilometërshe nga Lugina në Beograd është njëkohësisht filtrues i qendrimeve dhe opinioneve i politikanëve shqiptarë. Aklimatizimi i qëndrimeve politike karshi pushtetit qendror, të cilët subjekti juaj i dha dy herë bekimin me PO, mua personalisht nuk më ka çuar peshë, pasi subjekti im nuk pati ambicje për ndonjë post ministrorë apo kryetarë i Trupit Koordinues.

Tani siç kuptova, ju dëshironi të vini në Preshevë, gjithsesi je i mirëpritur, por nuk mundesh dot ti asgjesosh problemet e pushtetit tuaj në Komunën e Bujanocit apo ta “shpëtosh” subjektin tënd me largimin nga vendi i ngjarjes. Komuna e Bujanocit tani ka bërë hapin e parë rreth NDRYSHIMIT, dhe kjo është ALTERNATIVA e vetme.
Kësaj nuk mund tˋi ikni, kjo është pa Kompromis!?

PS. Ndryshimi nuk ndalet!, shkruan Shqiprim Arifi, kryetar në detyrë në komunën e Preshevës.