SHPËRNDAJE

Letërisa është formë kreative dhe imangjinative, e të shkruarit ku gjuha ka organizim dhe funskion të veçantë thoshte teoricienti anglez Teri Igëllton. Sot, kur po flasim për këtë term të mrekullueshëm kemi parasysh, që letërsia i mbijetoi shumë rrebesheve të kohës, dhe orvatjet për ta dëmtuar nuk rreshtën asnjëherë, sepse ajo qëndroi stoike përballë dashakëqinjëve, që me ngulm punuan kundër saj.
Lugina e Preshevës, si asnjëherë më parë, letërsinë e pa me një dioptri pozitive ku prej saj nxorën tharmin më të mrekullueshëm për t’u marrë me të, dhe për ta dashur e nderuar. Shkrimtarët që dolën në sipërfaqe, në trevën tonë si prozator e poet ecën deri diku, rrugës së Naimit, Kadaresë, Agollit, Murat Isakut, Xhevair Spahiut, Nolit, e pa mëdyshje treshës brilante Konica- Lasgushi- Migjeni.
Tash e nga pas lufta letërsia në Preshevë mbeti në mëshirën e fatit, sepse okupimi i saj ndodhi qysh se Lugina mbeti e shtrirë për toke, me konfiktin e vitit 1999, kur u bë coptimi i Jugosllavisë dhe ajo mbeti në një qorrsokak. Por krijuesit nuk u ndalën, në stacionin e pritjes se çfarë do t’i sillte e nesërmja, ata i’u përveshën punës krijuese, duke mos u ndalur në krijimet e tyre, që zunë vend në këtë letërsi të mbetur jetime.
Shkrimtarë si Bilall Maliqi, Arsim Halili, Nehat Ramizi, Halim Hasani, Alixhemal Salihu, e ndjera Sahadete Presheva, dhe një konglomeratë e tjerë poetë, e prozator nxorën në dritë krijimet më të mira që sot e përfaqësojnë Luginën nëpër simpoziume shkencore, me çka dëshmohet se këtu: Letërsia është më shumë se të marrim frymë siç thoshte shkrimtari bashkëkohor turk Orhan Pamuk.
Më brenë fakti, se jemi një popull që e kemi traditë leximin, por viteve të fundit kemi një regres, sepse të rinjtë nuk e kanë hallin e leximit, por dëshira e tyre është që pas përfundimit të studimeve të kyçen në ndonjë punë, ose të ikin nga ky vend.
Në kohën e Jugosllavisë, gjatë bisedave me kolegët e mi, letërsia kishte një imazh tjetër, ku veprat dhe romanet që lexoheshin nga të rinjtë ishte mahnitëse, sepse ishte literaturë e obliguar në lëndën e gjuhës shqipe. Por tani mjerisht, po i shoh të rinjët që janë qasur nëpër rrjete sociale, duke hulmtuar poezi, apo prozë, që vetëm i bëjnë copy paste dhe e mësojnë ashtu si ka shkruar apo ka folur filani, hasani ose ai tjetri.
Nuk them, se edhe sot letërsia në Luginë nuk kultivohet, por qasja që i bëjnë shumica e mësimdhënësve nuk është aspak e mirë, sepse duhet edhe më shumë punë që nxënësit dhe të rinjtë të kenë dashuri të madhe për të, e kjo e nderon plejadën e tërë intelektuale dhe patriotike që dhanë jetën, që ne sot të quhemi vërtetë shqiptar.

Evenimete të tilla, si letërsia dhe kombi kanë vulën e çmuar, që doemos koha do ta dëshmojë se ky binom duhet të zë vend në gjithë popopullin shqiptar kudo ku ata jetojnë. Shpresa nuk vdes kurrë, sepse edhe po të vdes ajo ringjallet prapë! Nuk i dihet!
Saherë që shkruaj për letërsinë më vjen në mend testameni i Mitrush Kutelit ku thotë : “Tereni i letërsisë është terren ku gëlojnë gjarprinjtë, të vrasin shokët se u bënë hije, kur nuk u bënë hije të thonë se nuk je i zoti për letërsi”.

Autor: Shefat Ademi, Profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe