SHPËRNDAJE

Fshati Letovicë ishte sonte nikoqir i tubimit të rradhës të Alternativës për Ndryshim kushtuar zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar Shqiptar të datës 4 nëntor.
Përveç qytetarëve të këtij vendbanimi, tubimi ishte organizuar njëkohësisht edhe për përkrahësit e APN-së të fshatrave Nesalcë dhe Letovicë.
Fillimisht, para të pranishmëve u paraqit, Fismir Ismaili, i cili u shpreh se edhe përkundër diskriminimit shtetëror ndaj institucionit të KKSH-së, megjithatë strukturat partiake kanë vendosur t’i qasen kësaj gare ngase vetëm në këtë mënyrë mund t’i zgjidhim çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e shqiptarëve, veçanërisht në lëminë e arsimit.
Nga ana tjetër, Ismir Fazliu, bëhi thirrje për mobilizim të lartë gjatë ditëve në vazhdim kur kihet parasysh shkalla e përgjegjësisë të cilën e kemi marrë si subjekt politik.
Kandidati për kryetar të KKSH-së, Arbër Pajaziti, theksoi se APN ka një plan të qartë se s’i t’i zgjidhë çështjet e arsimit, kulturës, informimit, përdorimit të gjuhës dhe simboleve kombëtare.
“ Kemi ardhur t’na jepni rastin për të qeverisuar ne me këtë institucion, dhe këtë e bëjmë vetëm një herë. Ne nuk jemi të paftyrë që të kërkojmë saherë vota edhe nëse dështojmë, siç bëjnë të tjerët “, pohoi Pajaziti.
Kandidati për kryetar të KKSH-së, tha se gjendja është alarmante si në arsim ashtu edhe në informim dhe sa më parë duhet intervenuar me një seriozitet të lartë.
“ Këtu nuk ka tendera por ka punë serioze, këtu nuk ka koalicion me serbët por ka zgjidhje të problemeve për shqiptarët “, tha ndër të tjera Pajaziti.
Kryetari i Alternativë për Ndrsyhim, Shqiprim Arifi, tha se kjo partii nuk hynë në këto zgjedhje për të treguar se është më shqiptare se të tjerat por është alternativa e vetme shqiptare e cila zgjidh probleme.
Arifi tha se është e palogjikshme që t’i besohet edhe një herë atyre të cilët për gjatë tetë viteve nuk kanë lëvizur fare por se kanë bërë regres në zgjidhjen e probleve në lëmitë e përcaktuara që janë në ingerencat e Këshillit Kombëtar.
Në fund të tubimit, është zhvilluar një bisedë interaktive mes të pranishme lidhur me zgjedhjet e 4 nëntorit.